Pas fitores me goleadë në Ligën e Kampionëve përballë Schalke 04, Manchester City ka vendosur të shpërblejë me rinovim, mesfushorin portugez Bernardo Silva.

Kështu pasditen e djeshme klubi anglez ka njoftuar se kontrata e re me mesfushorin Bernardo Silva do të zgjasë deri në vitin 2025, pra për 6 sezonet e ardhshme.

Mesfushori ka luajtur 40 ndeshje deri në këtë pikë të sezonit aktual me Manchester Cityn dhe ka arritur të shënojë edhe 9 gola, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa janë përmirësuar edhe përfitimet e tij ekonomike në kontratën e re.

“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Manchester Cityt. Luaj për një klub ideal për të realizuar ambiciet e mia dhe jam i vlerësuar që mu ofrua zgjatja e kontratës”, tha portugezi.

Bernardo Silva iu bashkua Manchester Cityt në verën e 2017-ës, pasi klubi anglez pagoi plot 50 milionc euro në arkat e Monacos.