Manchester City i ofron kontratë të re Sterlingut

Raheem Sterling pritet që shumë shpejtë të firmos kontratë të re me Manchester Cityn, që do ta mbajë tek kampioni i Anglisë deri në verën e vitit 2025.

“Daily Mirror” ka raportuar të mërkurën se Sterlingut i është ofruar kontrata e re, me kushte dukshëm më të mira që pritet shumë shpejtë të zyrtarizohet.

Sterling aktualisht ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe një pagë javore prej 350 mijë eurosh. 24-vjeçari, ka shpërthyer këtë edicion dhe është njëri prej lojtarëve kryesor të Cityt, duke shënuar 14 gola dhe bërë pesë asistime në 17 ndeshje në të gjitha garat.

Sterling te City u transferua në vitin 2015 nga Liverpooli për 64 milionë euro dëmshpërblim.