Manchester City

Manchester City hap shkollë të futbollit në Shqipëri

Manchester City dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë kanë njoftuar sot nisjen e një shkolle futbolli të Manchester City në Durrës të Shqipërisë, e cila do të hapet në vjeshtën e vitit 2024.

Objekti i ri do të përdorë metodologjinë e stërvitjes së Manchester City për të ofruar edukim futbolli të klasit botëror për lojtarët e tij, ka njoftuar klubi anglez.

“Me tetë shkolla të futbollit të Manchester City në nivel global, kjo është shkolla më e fundit që do të lançohet si pjesë e zgjerimit të vazhdueshëm të klubit”, tjhuhet në njofim.

Jorgina Busquets, Drejtore Menaxhuese e Edukimit të Futbollit, Rekreacionit dhe Klubeve Partnere në City Football Group, është shprehur e kënaqur me këtë.

“Ne jemi të kënaqur të hapim një shkollë të re të futbollit në Shqipëri sot. Është oferta më e fundit si pjesë e një zgjerimi të vazhdueshëm global të programimit arsimor të klubit pasi ne synojmë të ndajmë metodologjinë, njohuritë dhe përvojën tonë të stërvitjes për të zhvilluar të rinjtë në mbarë botën”.

“Ne presim me padurim të punojmë me ministrinë shqiptare për një sërë aktivitetesh brenda vendit, ndërsa punojmë drejt hapjes së shkollës në vjeshtën e vitit 2024.”

Në lidhje me këtë është deklaruar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e quajti lajm të rëndësishëm për sportin shqiptar.

“Nisja e shkollës së futbollit të Manchester City në Durrës është një zhvillim shumë i rëndësishëm për lëvizjen sportive shqiptare në rritje në fund të një viti emocionues, i cili e solli kombëtaren tonë të futbollit në krye të grupit kualifikues për Euro 2024”, ka thënë Rama.