Manchester City ka arritur të triumfojë minimalisht 1:0 ndaj Sheffield Unitedit, në kuadër të javës së 21-të në Premierligë.

Goli i vetëm në ndeshje u shënua nga Gabriel Jesus në minutën e nëntë të ndeshjes.

Për mbi 80 minuta më nuk pati gola, teksa në fund “Citizens” iu gëzuan tri pikëve të radhës.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e parë.

Në anën tjetër, Sheffield United mbetet në kuotën e tetë pikëve në vendin e fundit.