Premier League

Manchester City e pret në shtëpi Evertonin, formacionet zyrtare

Manchester City do të ballafaqohet me Evertonin në kuadër të xhiros së 17-të në Premierligë duke filluar sot prej orës 13:30 në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Pep Guardiolës aktualisht është në pozitën e dytë të me 41 pikë, një më pak se Liverpooli në krye, kurse Evertoni zë vendin e shtatë me 24 pikë, dy më pak se Manchester United në pozitën e gjashtë.

Në pesë takimet e fundit mes tyre, City ka fituar dy ndeshje, Evertoni një dhe dy ndeshje kanë përfunduar pa fitues.

Në bankën rezervë figuron portieri kosovar Arijanet Muriqi.