Manchester City dëshiron ta largojë Stones

E ardhmja e John Stones te Manchester City nuk është e sigurt.

Mbrojtësi anglez ka patur luhatje në paraqitjet e tij ndërsa dëmtimet e shumta nuk e kanë ndihmuar atë të japë më të mirën, çka ka shtyrë drejtuesit të mos i rinovojnë kontratën që skadon në vitin 2022.

Shpesh herë Guardiola ka preferuar edhe mesfushorët Fernandinho e Rodri në mbrojtje në vend të Stones, i cili në verë për një ofertë serioze mund të largohet nga “Citizens”.