Manaj shënon gol në fitoren e skuadrës së tij

Sulmuesi kosovar, Arb Manaj ishte protagonist në fitoren e skuadrës së tij Balikesirspor në fitoren 2:1 ndaj Bandirmaspor.

Të parët në epërsi kaluan vendasit me autogolin e shënuar nga Ruben Rayo në minutën e gjashtë për 1:0.

Mirëpo mysafirët barazuan me autogolin e Doga Iseri për 1:1.

Në pjesën e dytë sulmuesi kosovar, Manaj realizoi në minutën e 64-të nga pika e bardhë për të kaluar ekipin e tij në avantazh prej 2:1.

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89 u zëvendësua në minutën e 70-të. Për Manaj ky ishte goli i katërt në tetë ndeshje këtë edicion.