Rey Manaj

Manaj në top formë, realizon tjetër gol në Superligën e Turqisë

Rey Manaj ka vazhduar me formën e tij të shkëlqyer në Turqi, ku ka realizuar një tjetër gol me fanellën e Sivassporit.

Sulmuesi shqiptar është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer dhe ka qenë ndër lojtarët kryesorë në fitoren e skuadrës së tij 4-1 ndaj Pendikspor.

Manaj ka realizuar golin e 14-të në kampionat, dhe sulmuesi shqiptar shënoi në minutën e 69-të të ndeshjes.

Reprezentuesi shqiptar pranoi një top nga Charisis dhe pasi kaloi një mbrojtës mysafirë ai doli i vetëm përballë portierit dhe dërgoi topin në rrjetë.

Përveç 14 golave në kampionat, Manaj ka realizuar edhe katër të tjerë në Kupën e Turqisë.