Manaj justifikohet për mundësinë e artë që humbi kundër Turqisë

Rey Manaj ka pasur disa mundësi të mira shënimi kundër Turqisë, pak minuta pasi Cenk Tosun të ndëshkojë Kombëtaren shqiptare në minutën e 90-të.

“Çfarë mendoni për rastin që nuk e shfrytëzuat? Topi nuk ishte aq lehtë siç është dukur, mbrojtësi më kapi topin dhe u ngrit (devijoi topin). Ekipi bëri paraqitje të mirë. Jemi të mërzitur, por futbolli i ka këto kur nuk shfrytëzojmë rastet ndodh ajo që ndodhi”, tha ai.

“Unë besoj se në ekip ka 25 lojtarë dhe asnjëri s’ka faj, as te goli. E kemi fajin si ekip, jam i kënaqur me gjithë ekipin sepse ka bërë një ndeshje të mirë”.

“Ndeshja e mirë? Trajneri kishte përgatitur mirë ndeshjen dhe djemtë ishin të motivuar për të bërë paraqitje të nivelit të lart. Fitorja do të na kishte ngritur moralin por në fund humbën 1-0 dhe s’kem çfarë të bëjmë”.

loading…