Man Utd merr vendim për Rashfordin pas interesimit të Paris Saint-Germain

Paris Saint-Germain ka shprehur interesimin për transferimin e Marcus Rashford, por Manchester Unitedi thuhet se ka lajmëruar se sulmuesi nuk është në shitje.

Skuadra franceze po kërkon të nënshkruajë një sulmues përpara mbylljes së afatit kalimtar dhe e ka bërë Rashford një nga objektivat e tyre kryesorë.

Por, burimet i kanë thënë mediumit të njohur ESPN se Unitedi nuk e ka ndërmend të hyjë në negociata apo të pres oferta.

24-vjeçari ka një vit të mbetur në kontratën e tij në Old Trafford, plus opsionin e një sezoni tjetër, që do të thotë se United mund ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024. Sipas ESPN, drejtuesit e Unitedit janë të prirur të bien dakord për një kontratë të re me sulmuesin anglez, duke zgjatur qëndrimin e tij në Old Trafford.

Rashford dhe përfaqësuesit e tij, sipas burimeve, kanë qenë në dijeni të interesit nga PSG që daton kur Mauricio Pochettino mori postin e trajnerit në janar 2021. PSG ka treguar se do të ishte i gatshëm t’i jepte Rashford një rritje të konsiderueshme page, por nuk ka pasur asnjë kontakt me Unitedin për një tarifë të mundshme.

Burimet i kanë thënë ESPN-së se kampionët e Ligue 1 vlerësojnë Rashfordin në rreth 60 milionë funte, ndërsa vlerësimi i United ka të ngjarë të jetë më shumë se dyfishi i asaj, dhe mbi 120 milionë funte. Rashford ka qenë qendër e planeve të Erik ten Hag gjatë gjithë verës dhe filloi si titullar në humbjen 2-1 ndaj Brighton në fundjavën e kaluar.