Man Utd i gatshëm të paguajë çmimin e kërkuar nga Chelsea për Mount

Klubi anglez, Manchester Unitedi po peshon një sulm të jashtëzakonshëm për transferimin e Mason Mount te Chelsea këtë verë.

Djajtë e Kuq kanë vendosur ta bëjnë objektiv të madh të verës, mesfushorin anglez me tipare sulmuese.

Ylli i Anglisë po lidhet me Newcastle United dhe Liverpool gjithashtu, por Unitedi dëshiron të shmang luftën për Mount.

Sipas mediumit The Guardian, Unitedi është i gatshëm të paguajë një shumë të konsiderueshme për të transferuar anglezin në Old Trafford.

Chelsea dëshiron të mbajë yllin e tyre të akademisë, por nëse ai nuk rinovon kontratën e tij, do të shikojnë ta shesë atë për rreth 50 milionë funte apo 60 milionë euro.

Blutë kanë shtuar vlerën e lojtarëve në ekipin e tyre të parë përmes transferimeve në dy afatet e fundit kalimtare. /Telegrafi/