Man United po përgatitet të nis ofertën 70 milionëshe për Rice

Manchester United do të synojë me çdo kusht transferimin e Declan Rice.

United po monitoron me kujdes rrugëtimin e mesfushorit të West Ham, Declan Rice, dhe janë gati të bëjnë një ofertë të majme për lojtarin.Sipas ‘Mirror’, ‘Djajtë e kuq’ janë të gatshëm të paguajnë deri në 70 milionë funte për shërbimet e lojtarit.

20 vjeçari më herët ka hedhur poshtë mundësitë që të largohet nga West Ham, por kjo nuk po e pengon skuadrën e United që të tentojë.Lojtari ka një kontratë që e mban në Londër edhe për tri vite të tjera. Mbetet të shihet nëse Man United do të arrijë ta bind lojtarin për nënshkrimin.