Man United kërkon ta ruajë hapin për top katërshe ndaj Watford, formacionet

Manchester United do të kërkojë ta ruajë hapin për top katërshe në Premierligë, si nikoqir i Watfordit në ndeshjen e javës së 18-të, e cila zhvillohet sot në orën 15:00.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e viziton Vicarage Road, duke e ditur se një fitore ndaj Watfordit do ta dërgonte në pozitën e pestë, vetëm një pikë larg top katërshes, raporton Gazeta Express.

United i ka fituar vetëm dy nga pesë ndeshjet e fundit dhe do të kërkojë t’i kthehet rrugës së fitores pas barazimit me Evertonin javën e kaluar.

Pas plot tre muajsh, në skuadrën e Unitedit rikthehet Paul Pogba, që sot e nis nga stoli

Watfordi, ndërkohë, është në formë të tmerrshme dhe renditet i fundit në Premierligë.

Kjo skuadër ka vetëm nëntë pikë, nëntë më pak se vendi i 17-të, i fundit që siguron shpëtimin nga rënia prej ligës elitare.

Formacionet zyrtare:

Watford:

Manchester United: