Manchester United është duke e kërkuar serbin, Nikola Milenkovic nga Fiorentina, gjatë afatit të janarit.

Sipas Sky Sports, 21 vjeçari, i cili u paraqit edhe në Botëror në Rusi, ka startuar në të gjitha ndeshjet e ligës, 12 për skuadrën italiane dhe ka shënuar dy herë.

Jose Mourinho besohet se është në shopping për shumë opsione që do ta forcojnë mbrojtjen e tij, derisa United po kërkon që të ngritët në tabelë të Premier Ligës.