Man United i shkon West Hamit me synim të mbetet në garë për top 4, formacionet

Manchester Unitedi do të kërkojë të mbetet në garë për top katërshe në Premierligë, por përballë do ta ketë një test të vështirë, siç është West Ham, që nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit.

West Hami është nikoqir i Unitedit në Londër, në ndeshjen e cila nis në orën 15:00.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer, e cila e mundi Leicester Cityn javën e kaluar edhe pse u dominua për pjesën më të madhe të lojës, do të kërkojë të bëjë paraqitje më bindëse kundër West Hamit.

Me një fitore të mundshme në London Stadium, “Djajtë e kuq” do të futeshin në top katërshe të Premierligë, në mënyrë që të qëndrojnë në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Por, edhe skuadra e Manuel Pellegrinit do të luajë me synime të qarta në këtë takim, zgjatjen e ecurisë pa humbje në ligën elitare angleze.

Formacionet zyrtare:

West Ham:

Manchester United:

loading…