Man United e vazhdon luftën për top katërshe kundër Evertonit, formacionet zyrtare

Manchester United do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë e fitoreve, në përballjen e sotme kundër Evertonit, në përpjekje për të mbetur në binar për top katërshe në Premierligë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer e viziton Liverpulin për takimin e javës së 28-të kundër Everonit në Goodison Park, e vetëdijshme se fitorja do ta afronte vetëm një pikë larg vendit të katërt, Chelseat, raporton Gazeta Express.

Evertoni i Carlo Ancelottit, ndërkohë, bëri një hap mbrapa në synimin e vet për t’u kualifikuar në garat evropiane, pasi u mposht nga Arsenali javën e kaluar.

Prandaj, trajneri italian do të kërkojë ta ndryshojë rrjedhën duke e mposhtur të madhin United.

Unitedi do të jetë përsëri pa Paul Pogban dhe Marcus Rashfordin, të dy të lënduar.

Takimi do të nis në orën 15:00.

Formacionet zyrtare:

Everton:

Manchester United: