Man United e shkatërron AZ Alkmaarin – Roma barazon, por kualifikohet

Manchester United dhe Roma janë skuadrat e radhës që kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Europa League

Janë mësuar tashmë 32 skuadrat që kanë siguruar biletën për fazën tjetër të Europa League.

Manchester United vazhdoi me formën e mirë duke e mposhtur 4-0 skuadrën e AZ Alkmaar, me dy golat e talentit, Mason Greenwood, derisa shënuan edhe Ashley Young e Juan Mata.

Në anën tjetër, Roma ka barazuar në shtëpi me Wolfsberger AC, por u kualifikua si e dyta e grupit në fazën tjetër.

Për Romën shënuan Diego Perotti dhe Dzeko, derisa për mysafirët; autogol Alessandro Florenzi dhe Shon Weissman.