Man City kalon tutje në Kupën FA pas fitores së thellë ndaj Port Vale

Manchester City ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 4-1 ndaj ekipit Port Vale në 1/32-të e Kupës FA.

Skuadra e Pep Guardiolas nuk ka lejuar asnjë befasi në ndeshjen e rrethit të tretë të Kupës FA apo të parës për ta në këtë garë.

Pjesa e parë e takimit u karakterizua me dominim të Qytetarëve, të cilët shënuan dy gola, kundrejt një të mysafirëve.

Oleksandr Zinchenko (19’) shënoi për epërsinë e Cityt 1-0, por Tom Pope (35’) reagoi për të barazuar shifrat 1-1.

Ky gol ngjalli edhe më shumë Cityn që u kthye në lojë në minutën e 42-të duke shënuar me anë të Sergio Aguero për 2-1.

Në pjesën e dytë, City ishte përsëri ekip më i mirë dhe dominues duke shënuar edhe dy gola tjera për të siguruar fitoren.

Lojtarët e rinj, Taylor Harwood-Bellis dhe Phil Foden (58’, 76’) shënuan për 3-1 dhe 4-1.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste për të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara.

Më 1/16-tën, City do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes në mes të Crewe dhe Barnsley.