“Mami vdiq gjatë bombardimit, para syve të mi”/ Alvini bën rrëfimin e parë për jetën në kampin e Al Hol

“Nëna ime vdiq në një bombë, unë isha afër saj”. Kjo është ajo që tha Alvin Berisha para hetuesve të Ros.

Alvin Berisha, u kthye në Itali në 8 nëntor pasi nëna e tij e çoi në Siri në vitin 2014. 11 vjeçari është akoma në shok dhe javën e ardhshme ai do të shtrohet në spital dhe operohet për plagën e këmbës që pësoi nga një shpërthim në kamp.

Nga sa dihet, hetuesit bashkë me psikologun, kanë vendosur ta pyesin shkurt Alvinin, pasi ai akoma është në gjendje shoku shumë të lartë për shkak të traumës emocionale që pësoi.

Ata do ta dëgjojnë atë më vonë.

Fëmija konfirmoi, përmes lotëve, se kishte parë nënën e tij të vdiste nga një bombë. Alvin sqaroi më tej se bombardimi ndodhi kur ata ishin në një kamp tjetër refugjatësh, akoma në Siri, jo në atë të Al Hol nga i cili fëmija, falë një operacioni delikat të magjistratëve, forcave të rendit, Kryqit të Kuq dhe autoriteteve shqiptare u mor dhe u kthye në Itali.

Alvini nuk e mban mend kur ndodhi bombardimi që vrau nënën e tij, ai vetëm kujton se ishte “shumë e nxehtë”. Mjekët thonë se ndoshta nga plaga e fëmijës do të jenë në gjendje të tregojnë se kur ndodhi shpërthimi.

loading…