0-1
Malta i shënon Azerbajxhanit në Baku, super rezultat për Kosovën
Malta ka arritur të kalojë në eperësi në ballafaqim me Azerbajxhanin në Baku.
Goli është shënuar në minutën e 37-të nga Muscrat, shkruan Ballkani.info.
Ky rezultat i konvenon shumë Kosovës, pasi që Azerbajxhani llogaritet kundërshtari kryesor i Kombëtares sonë në grupin D.
Kosova aktualisht është duke udhëhequr me rezultat 1-0 kundër Ishujve Faroe me golin e shënuar nga Milot Rashica në minutën e 9-të.