Vedat Muriqi rikthehet në aksion sonte tek skuadra e tij Mallorca në La Ligan spanjolle, shkruan Demokracia.com.
Ylli kosovar ishte i grumbulluar me Dardanët në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian ku Kosova u ndesh me Izraelin (1:1) dhe Andorrën (1:1).
Muriqi nuk arriti të shënojë në asnjëren ndeshje, ndërsa sonte shpreson ta gjejë rrjetin me skuadrën spanjolle aty ku po kalon formë të mirë.
Mallorca ndeshet me Osasunën nga ora 21:00 dhe tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionin zyrtar:








