Mallorca mburret me supergolin e Vedat Muriqit në Irlandë të Veriut

Vedat Muriqi realizoi supergol në humbjen 2:1 të Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e të shtunës mbrëma kundër Irlandës së Veriut në Ligën e Kombeve.

Goli i bukur i Muriqit në fund nuk kishte vlerë te Kosova, megjithatë dikush tjetër iu gëzua golit të tij.

Është klubi i sulmuesit, Mallorca ajo që ka shpërndarë në faqen zyrtare golin e futbollistit të “Dardanëve”.

“Ky është Vedat Muriqi” – ka shkruar Mallorca në faqen zyrtare në Twitter.

28-vjeçari është pjesë e klubit të La Ligas që nga janari i këtij viti, kur fillimisht u huazua nga Lazio, për ta kompletuar transferimin e plotë në verë.