Është mbyllur pa gola ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Spanjës në mes të Mallorcas dhe Real Sociedadit.

Ndeshja u zhvillua të martën, ndërsa e kthimit do të luhet më 27 shkurt.

Vedat Muriqi luajti për Mallorcan nga minuta e 67-të. Muriqi pak javë më parë u kthye nga një lëndim i rëndë.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Atletico Madridt dhe Athletic Bilbaos. Nesër luhet ndeshja e parë. /Ballkani.info