Vedat Muriqi

Mallorca e pafat, humb fitoren në sekondën e fundit, Muriqi lojtar i ndeshjes

Mallorca ka mundur shumë lehtë të marrë tri pikë në udhëtim ndaj Rayo Vallecanos sikur në minutën e 90+7’ të mos ndërhynte VAR-i për të akorduar penallti për vendasit, të cilët barazuan pas dy tentimeve nga pika  e bardhë, pasi të parin e humbi Fallcao por VAR-i e ktheu pasi portieri kishte lëshuar portën para kohe.

Gjithsesi, edhe në këtë ndeshje më i miri ishte futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi që u shpall lojtari më i mirë i takimin.

Mallorca pas 8 ndeshjeve është në vendin e 14-të me 7 pikë dhe duket se edhe sivjet mbijetesën do ta ketë objektivin kryesor në La Liga. /Ballkani.info