La Liga

Mallorca e Muriqit mposhtet nga Real Madrid, mbretërit i afrohen titullit

Skuadra e Real Madrid ka shënuar fitore ndaj Mallorcas me rezultatin minimal 1:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në La Liga.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i Kombëtares së Francës, Auriele Tchouameni.

Francezi realizoi një eurogol të vërtetë në minutën e 48’të.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 78 pikëve në pozitën e parë, kurse ekipi i Vedat Muriqit në pozitën e 15-të me 31 pikë.