Malishevë, persona të panjohur gjujanë me armë zjarri në drejtim të një gruaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga Malisheva ka raportuar se përderisa ishte duke ecur, persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri drejt saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Malishevë, ku ankuesja ka raportuar se persona të panjohur kanë shtënë në drejtim të saj dhe kanë ikur në drejtim të panjohur

Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar nëntë gëzhoja.

rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.