‘Malishevasit kokëfortë’: Rrahen dhe ndjekin njërin-tjetrin me vetura deri sa aksidentohen

Dy persona nga Malisheva kanë përfunduar në stacionin policor pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik kanë goditur njëri-tjetrin.

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar me grushta viktimën mashkull kosovar dhe kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar, ndërsa i dyshuari tjetër brenda në oborrin e stacionit policor kishte goditë me grusht viktimën e njëjtë.

“Njëri prej të dyshuarve ka marr tretman mjekësor për shkak të një lëndimi”, thuhet në raportoin 24 orësh të policisë.

Pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.