Malisheva shënon fitoren e parë në Superligë

Malisheva ka shënuar fitoren e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Të shtunën në udhëtim te Ulpiana skuadra e Malishevës ka shënuar fitore bindëse me rezultatin 3:0.

Në pjesën e parë u shënua vetëm një gol. Golin e vetëm për udhëtuesit e shënoi Hasan Hyseni në minutën e 30-të për 1:0.

Në pjesën e dytë mysafirët shënuan edhe dy gola të tjerë. Në minutën e 56-të me Torvioll Stullqakun për 2:0.

Hyesni golin e dytë personal dhe të tretin për Malishevën e realizoi në minutën e 59-të për 3:0.

Në minutën e 63-të vendasit mbetën me një lojtarë më pak në fushë pasi Silvester Shkalla u ndëshkua me karton të kuq.

Deri në fund vendasit arritën të shënonin një gol me anë të sulmuesit Marclei Santos për rezultatin 3:1