Malisheva prezanton trajnerin e ri

Malisheva ka prezantuar trajnerin e ri dhe ai është Senad Alirifa.

Trajneri rahovecian ishte edhe më parë pjesë e Malishevës për tre vite.

Alirifa e drejtoi Malishevën në Ligën e Dytë dhe atë të parën, derisa tani do ta drejtoj në Superligë.

Njoftimi i plotë nga KF Malisheva:

𝗞𝗹𝘂𝗯𝗶 𝗻𝗷𝗼𝗳𝘁𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗸𝗮 𝗮𝗿𝗿𝗶𝘁𝘂𝗿 𝗺𝗮𝗿𝗿𝗲𝘃𝗲𝘀𝗵𝗷𝗲 𝗺𝗲 𝗧𝗿𝗮𝗷𝗻𝗲𝗿𝗶𝗻 𝗦𝗲𝗻𝗮𝗱 𝗔𝗹𝗶𝗿𝗶𝗳𝗮!

Pas dy vite e gjysmë trajneri Senad Alirifa e rimerr drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit.

Ai ishte kryetrajner i Malishevës plot tri vite. Nga Liga e dytë duke e kualifikuar në Ligën e parë. Në Ligën e parë pati suksese impresive duke e lënë skuadrën në krye të tabelës në sezonin pranveror dhe të përgatitur për Superligë.

Arritja e marrëveshjes me trajnerin Alirifa është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit po ashtu si në të kaluarën.

Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të në rrugëtimin tonë drejt Evropës.