Superliga

Malisheva merr fitore komode në udhëtim te Fushë Kosova

Malisheva ka fituar 3-1 në udhëtim te Fushë Kosova në kuadër të javës së 29-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas vetëm 13 minutash lojë, malishevasit kaluan në epërsi me golin e Rilind Hazirit, që shënoi nga një top i rikthyer prej goditjes së fuqishme të Drilon Hazrollajt nga gjuajtja e lirë.

Në minutën e 31-të, ishte një kombinim i bukur mes Hazrollajt dhe Hazirjat, por rrezikun e largoi mbrojtësi Kote.