Formacionet

Malisheva dhe Drita luajnë vetëm për tri pikë, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Drita kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Malishevasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 15:00.

Ekipi i Qëndrim Kidës është befasia e këtij sezoni dhe pas katër fitoreve në pesë ndeshjet e fundit, synon fitoren e radhës për të barazuar Dritën me pikë në pozitën e tretë dhe për t’u ofruar me dy pozitat e para.

Në anën tjetër, ekipi i Zekirija Ramadanit gjithashtu synon fitore ose rezultat pozitiv pasi dëshiron të jetë në hap me pozitën e parë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pavarësisht disa mungesave.

MalishevaVelii; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Vitija, Ferati, Brruti; Hazrollaj, Haziraj, Aliu;

DritaMaloku; Be. Krasniqi, Vitija, Mesa, Thaqi; Ovouka, Huruglica; Selmani, Baftiu, Prapashtica; Bl.Krasniqi;