Agon Maliqi

Maliqi: Vuçiq është anatemuar nga Perëndimi, Kosova ka izoluar veten, Shqipëria po vlerësohet

Politologu Agon Maliqi ka komentuar raportet e Kosovës, Serbisë dhe Shqipërisë me Perëndimin.

Në një shkrim të tij në “Spunker”, ai ka treguar për kërkesat e BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai ka bërë me dije se presidenti serb është anatemuar politikisht nga Perëndimi, Kosova e ka izoluar veten, ndërsa Shqipëria po vlerësohet pozitivisht.

“Nga Ballkani Perëndimor kërkohet që të kthehet nga konsumues, në kontribuues të sigurisë europiane. Mbi këtë kriter vlerësues, veçanërisht pas sulmit të Banjskës, Vuçiq është anatemuar politikisht nga Perëndimi muajve të fundit. Dhe, mbi këtë kriter vlerësues, Kosova dy vjetët e fundit e ka izoluar veten, për shkak të hapave të njëpasnjëshëm dhe të pamenduar që prodhuan kriza të sigurisë, të cilat në hesap të fundit duhet t’i zgjidhë NATO-ja. Dhe pikërisht mbi këtë kriter sot vlerësohet pozitivisht roli i Shqipërisë si shteti kyç i ruajtjes së stabilitetit në rajon.”, ka shkruar Maliqi.

VIDEO BONUS: Osmani, Kurti e Konjufca bashkë me Rifat Jasharin në parakalimin e Ushtrisë së Kosovës