Agon Maliqi

Maliqi për vrasjen e policit në veri: Synimi është që të nxitet reagimi i pamatur dhe gjaknxehtë i Kosovës

Analisti, Agon Maliqi, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjen e një tjetri në veri të Kosovës gjatë orëve të para të së dielës.

Maliqi ka thënë se synimi është që Kosova të bëjë ndonjë reagim të pamatur dhe gjaknxehtë, i cili do të cungonte veriun në protektorat të NATO-së dhe do të provokonte incidente ndëretnike.

“Llogarisin si gjithmonë në çmendurinë dhe budallakinë luftënxitëse të komandant tastaturave” – ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se: “gjithçka në veri duhet të bëhet në koordinim të plotë me NATO-n.”