Edhe Kombëtarja e Malit të Zi ka publikuar listën për ndeshjet e qershorit, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.
Mali i Zi e pret Kosovën më 7 qershor në Podgoricë, në ndeshjen e cila do të luhet pa tifozë për shkak të fyerjeve raciste në takimin paraprak.
Në listën e skuadrës së drejtuar nga Tumbakovic spikat shqiptari Fatos Beqiraj, dhe emra si Stefan Jovetic që luan te Monacos dhe Stevan Savic të Atleticos.
Lista e të ftuarve përbëhet nga 28 futbollistë, e që pritet të ngushtohet në vazhdim.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Mali i Zi tubon një pikë, me një golaverazh prej dy gola të shënuar dhe pesë të pësuar.
Pos Kosovës, Mali I Zi luan edhe si mysafir i Republikës Çeke.











