Mali i Zi ndalon të gjitha tubimet publike, mbyll shkollat e kopshtet

Mali i Zi, si masë për parandalimin e koronavirusit, ka ndaluar të gjitha tubimet publike, ndërsa mësimi në të gjitha nivelet është ndërprerë për 15 ditë. Kështu është njoftuar nga Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet ngjitëse, njofton “Pobjeda” e Podgoricës.

Përkohësisht ndalohet edhe hyrja e kruzerëve dhe jahteve, ndërsa Ministrisë së Punëve të Brendshme i është propozuar të mbyllë pikëkalimet e vogla kufitare dhe pikëkalimet kufitare për komunikacion kufitar. Janë ndaluar edhe vizitat të burgosurve.

Koronavirusi në shifra, për gjithë botën:

  • 136,929 të infektuar me koronavirus
  • 5,058 humbën jetën si pasojë e koronavirusit
  • 69,623 të shëruar nga koronavirusi

Në Mal të zi deri më tash nuk është konfirmuar ndonjë rast me koronavirus.

Qeveria ka paralajmëruar dënime të rënda për të gjithë ata që do të shkelin masat e parapara për parandalimin e koronaviruesit.