Pas disa ditë bisedimesh mes Paolo Maldinit dhe klubit kuqezi, duket se po mbërrin lajmet pozitive.
Ish kapiteni është në fakt i gatshëm të bëhet drejtori i ri teknik te Milani, duke zëvendësuar në këtë pozicion Leonardon.
Siç sqaron “Corriere della Sera” këtë mëngjes, Maldini donte të merrte siguri për buxhetin, autonominë e vendimmarrjes dhe mbi të gjitha mundësinë e mbështetjes nga figura të besuara kuqezi.
Pra, Paolo duket i prirur të thotë “po” ditën e sotme dhe nga ai moment, do të vendos për shumë zgjedhje të klubit.
E para do të jetë ajo e trajnerit të ri. Siç raportohet nga “Corriere dello Sport”, një nga arsyet që e ka bindur ish kapitenin për të pranuar rolin e drejtorit teknik ka të bëjë me miratimin nga ana e klubit e kandidaturës së Marco Giampaolo për trajner.
Maldini ka pasur tashmë një shkëmbim pikëpamjesh me ish trajnerin e Sampdorias.







