E ardhmja e Ousmane Dembele te Barcelona është bërë temë diskutimi, por bashkëlojtari i francezit, Malcom ka thënë se të gjithë në dhomat e zhveshjes e mbështesin ish sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Dembele nuk ka startuar asnjë ndeshje në La Liga prej muajit shtator ndërsa u la jashtë skuadrës për takimin e përballjes së fundit kundër Real Betisit.

“Dembele është i ri ashtu siç jam edhe unë por ne e mbështesim në secilin moment në mënyrë që të mësojë. Asgjë nuk është e lehtë, Barcelona është klubi më i mirë në botë. Ka shumë futbollistë me kualitet të lartë, duhet durim dhe qetësi, ndërsa kur vjen mundësia duhet të shfrytëzohen”, tha Malcom.

As braziliani 21 vjeçar nuk po kalonte një moment të mirë, ndërsa goli i shënuar në Champions League kundër Interit ishte i pari me fanellën e katalanasve.