Talenti i Barcelonës

Malcom mbetet jashtë fushave për 10-15 ditë pas lëndimit në kyçin e këmbës

Barcelona ka konfirmuar se talenti brazilian, Malcom do të mbetet jashtë fushave për 10-15 ditë pas lëndimit të pësuar në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes së vlefshme për Cop del Rey ndaj Cultural Leonesas.

Malcom qëndroi në fushë deri pas minutës së 70-të kur edhe u lëndua derisa Barcelona u detyrua ta mbyll ndeshjen me 10 lojtarë pasi që trajneri Ernesto Valverde i kishte kryer të gjithë zëvendësimet.

Barcelona siguroi kualifikimin në 1\16-tën e Copa del Rey teksa eliminoi skuadrën modeste, Leonesan me rezultat të përgjithshëm 5-1, gjersa në triumfin e thellë të mbrëmshëm njërin prej golave e realizoi edhe Malcom.

21 vjeçari do t’i humb dy ndeshjet e ardhshme të Barcelonës, derbin kundër Espanyolit të shtunën në La Liga dhe duelin e mesjavës me Tottenhamin në Champions League, aty ku “Blaugranat” e kanë siguruar vendin e parë në grup.