Futbollisti brazilian, Malcom ka zbuluar se si është të luash përkrahë Lionel Messit të cilin e ka quajtur alien i futbollit.
Malcom dhe Messi ishin në formacionin startues në humbjen e fundjavës së kaluar me rezultat 3-4 përballë Real Betisit, ndërsa ish lojtari i Bordeaux nuk ka arritur të gjejë hapësira të shumta në “Camp Nou”.
“Në tunel disa minuta para fillimit të ndeshjes, Messi më tha që kur ta kisha topin ta gjeja atë. Ai është një alien i futbollit teksa dëshiron gjithmonë më të mirën nga grupi. Për këtë arsye ai është kapiten dhe dikush që i inspiron të tjerët për shkak se e ka fituar 5 herë Topin e Artë. Sipas meje Messi është lojtari më i mirë në botë dhe po mësoj shumë nga ai edhe nga shkëmbimi i pasimeve, dhe dua ta shfrytëzoj këtë mundësi deri në fund”, theksoi Malcom.
21 vjeçari gjatë verës ishte pranë kalimit te Roma por interesimi i momenteve të fundit nga Barcelona solli brazilianin në “Camp Nou”, me Malcom që ka treguar se është i lumtur te kampionët e Spanjës.







