Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Malajzi.
Atje, një portier ka vdekur gjatë një ndeshje futbolli.
Firos Mohamed, një ish-portier i Klubit të Futbollit Penang të Malajzisë, vdiq pasi u rrëzua gjatë një ndeshjeje për Kupën Dr Zambry Abd Kadir.
Ngjarja tragjike thuhet se ndodhi në stadiumin e Këshillit Bashkiak të Manjung të shtunën vonë.
Sipas autoriteteve, Firos vdiq si pasojë e një ataku në zemër.
Klubi Penang FC gjithashtu e konfirmoi lajmin në një deklaratë në rrjetet sociale.
Disa video u bënë virale që tregonin 53 vjeçarin, duke u rrëzuar derisa luante kundër Kedah Football Club.







