Makinën me të cilën shkuan para 50 vitesh në muajin e mjaltit, ende e shfrytëzojnë për xhiro (Foto)

Tom dhe Christine Eaves nga Cornwall i Anglisë, që e shfrytëzuan makinën MG para 50 vitesh, për të shkuar në muajin e mjaltit, e shfrytëzojnë ende për të bërë xhiro në vendbanimin e tyre.

Klasiku MG TF që ishte blerë për vlerën e rreth 400 eurove të sotme, po që se vihet në ankand, do të kishte çmim minimal prej 40 mijë eurove, transmeton Telegrafi.

Të porsamartuarit, përshëndesnin të lumtur dasmorët nga makina sportive me tavan të hapur, derisa po nisnin udhëtimin prej 1,400 kilometrash, për në një pushimore të Skocisë. Vetura e prodhuar më 1968, e ka secilën pjesë origjinale, megjithëse ka ngjyrë të kuqe dhe jo të gjelbrën origjinale.

“Derisa po shijonim pushimet, mbetëm të zhgënjyer kur një mëngjes e pamë që bora kishte mbuluar gjithçka dhe duhej të ktheheshim. Ishte e rrezikshme të udhëtonim me një makinë, që ka tavan që mbyllet mekanikisht”, ka thënë Christine.

Megjithatë, ata arritën të kthehen pa problem, ndërsa mbajnë në mend se kur ai voziste deri me 100 kilometra ë orë, ajo përgatiste sandviçë me djathë. Ky model i vitit 1954, është në mesin e 1,242 njësi që janë shitur ndonjëherë.

Derisa konsiderohet si një makinë që i përket familjes, ata insistojnë se nuk do ta shesin kurrë, sepse e shfrytëzojnë për xhiro të shpeshta.