‘Makarreca, kryne naj punë të hajrit’, ‘Rri para kijeve tu’ – Përplasje mes Bekë Berishës dhe Ilir Feratit

Një përplasje në rrjetet sociale kanë pasur kryetari i Istogut, Ilir Ferati, dhe ish- kandidati për kryetar i kësaj komune, Bekë Berisha.

Fillimisht, Berisha publikoi një fotografi të Feratit ku shihet së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, ku bënë prerjen e shiritit të ndërtimit të Urës në Lugun e Drinit pjesë e infrastrukturës së rruges Saradran-Ruhot.

Krahas fotografisë, Berisha shkroi ‘Makarreca kryne naj punë të hajrit’.

“Bashkpunim i madh për me e lanë Istogun e qetë dhe peng të mashtruesve. Makarreca kryne naj pune të hajrit”.

Lidhur me këtë, i reagoi kryetari Ferati, i cili tha se Berisha iku nga Istogu në natën që pësoi humbje më 14 nëntor 2021.

Madje ai ia përmendi edhe një fjali populli, ‘rri para kijeve tu’.

“Ai i cili iku natën nga Istogu pas humbjes së thellë që e mori me 14 nëntor 2021 nga qytetarët e Istogut, paska dalë sot me na mësu se qysh duhet të punohet. Thotë një fjalë popullore, “rri para kijeve tu,” se zgjedhjet e tjera vijnë shpejt e të njejtën çorbë ke me e pasë sa herë që të vijsh në Istog”.