Majlinda Kelmendi është motivuar nga flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës në suksesin e jashtëzakonshëm që e arriti sot në Gjermani
Majlinda Kelmendi nuk ishte e vetme sot në Grand Slamin e Dusseldorfit.
Në fakt, xhudistja kosovare e kishte përkrahjen e tifozëve shqiptarë që jetojnë në Gjermani, në suksesin e saj të radhës.
Kelmendi e fitoi medaljen e artë pasi ishte protagoniste në këtë kompeticion.
Dhe, në mesin e mbështetësve shqiptarë që ishin në tribuna u panë edhe flamuri kombëtar shqiptar dhe ai i Kosovës.

Trajneri Driton Kuka i është gëzuar këtij suksesi.
“E artë! Grand Slam Dusseldorf. Pamja e Flamurit Kuq e Zi dhe Flamurit Shtetëror e mahnitshme”, ka shkruar trajneri Kuka në Facebook.







