Majlinda “mposhti” edhe Putinin në finale. Xhudistja ishte partnere e presidentit rus (FOTO/VIDEO)

Xhudistja ruse Natalia Kuziutina, që u bë e famshme pasi u fotografua me kreun e shtetit rus, mori medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.

Rusja 30 vjeçe u mposht nga Majlinda Kelmendi në finale, ndërsa mediet e ndryshme kanë dhënë lajmin për mposhtjen e ruses që u bë e famshme nga fotografitë në stërvitje me Vladimir Putinin dhe që quhet partnere e stërvitjeve të kreut të këtij vendi.

Për këtë ka shkruar edhe televizion shtetëror rus, Russia Today, duke treguar se partnerja e Putinit në xhudo u mposht nga kosovarja, Majlinda Kelmendi. /Ballkani.info/