Kampionja Olimpike

Majlinda Kelmendi u rikthehet garave me fitore ndaj xhudistes ruse

Pas 14 muajsh mungesë shkaku i lëndimeve, Kampionia Olimike, Majlinda Kelmendi, i është kthyer tatamit me një fitore në Grand Slamin që po mbahet në Abu Dhabi.

Kelmendi mposhti rusen Ylla Kazarina në raundin e parë të kategorisë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja tjetër, Nora Gjakova mposhti rumunen Loredana Ohai në raundin e dytë të kategorisë deri në 57 kilogramë, duke ia sjell Kosovës fitoren e dytë në këtë Grand Slam.

Distria Krasniqi kompletoi fitoren e radhës për Kosovën, duke mposhtur Mariana Chernyakun e Ukrainës në raundin e parë të kategorisë deri në 48 kilogramë.