Rikthimi fantastik

Majlinda Kelmendi siguron finalen në Abu Dhabi

Kampionia olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi, është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më mbresëlënëse dhe frymëzuese të mundshme, duke e arritur finalen e Grand Slamit Abu Dhabi të shtunën, gara e saj e parë që prej lëndimi të gjatë 14-mujor.

Kelmendi në gjysmëfinale e mposhti britaniken Chelsie Giles duke fituar me Ippon.

Kjo nënkupton se Kelmendi e ka siguruar të paktën medaljen e argjendtë nga ky turne.