Majlinda Kelmendi është garuesja e vetme nga Kosova që do të marrë pjesë në Grand Slamin që do të fillojë nesër në Dusseldorf, teksa kampionia olimpike ka mësuar kundërshtaren me të cilën do të përballet në rundin e dytë.

Pas shortit të hedhur sot, xhudistja pejane e kaloi rrethin e parë në kategorinë deri në 52 kilogramë pa luftë, ndërsa në atë të dytë do të ketë punë me gjermanen Verena Thumm, e cila po ashtu kaloi tutje pa luftë.

Majlinda do të kthehet pas suksesit në Tel Aviv të Izraelit, ku e kishte fituar medaljen e artë, ndërsa mungoi në Paris.

Sportistja më e madhe kosovare do ta synojë medaljen e artë në Gjermani, ndërsa garuesit tjerë kosovarë do të pushojnë.

Majlinda do të garojë të premten paradite.