Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, e ka siguruar një medalje dhe një vend në finale të Grand Slamit të Dusseldorfit, në Gjermani.
Në gjysmëfinale, Kelmendi e mposhti xhudisten italiane Odette Giuffrida, me ippon, në kategorinë e peshave deri në 52 kilogramë.
Me këtë fitore, kosovarja e ka siguruar medaljen e argjendtë, por do të tentojë ta fitojë medaljen e artë.







