Majlinda Kelmendi fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Majlinda Kelmendi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kampionatin botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë, kategoria -52 kg.

Kelmendi e mposhti Joana Ramosin nga Portugalia.

Kjo ndeshje ishte shumë dramatike, pasi pas një përplasje në mes të tyre Joana u lëndua ndërsa ndeshja u shtye për disa minuta.

Majlinda e çoi në dy numrin e medaljeve të fituara nga Kosova, pasi edhe dje Distria Krasniqi e arriti të njëjtin sukses.

Në ditët në vazhdim, në “Tokyo 2019” do të garojnë edhe xhudistët tjerë kosovarë, Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Loriana Kuka.

loading…