Majlinda Kelmendi e përkrahë Kombëtaren e Kosovës në futboll

Kampionia botërore e xhudos, Majlinda Kelmendi ka postuar një video përkrahëse për Kombëtaren e Kosovës në futboll, që do të luajë sot kundër Çekisë.

Majlinda me top në duar tregon përkrahjen e saj për ‘Dardanët’, duke treguar se e ka pranuar sfidën për përkrahje, që i është bërë nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Kosova sot nga ora 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” do të luajë kundër Çekisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

https://www.facebook.com/JudoKosova/videos/345078889706405/?v=345078889706405

loading…